Majko: Jam në krah të Hashimit dhe Kadriut

Majko, ish-kryeministri i Shqipërisë gjatë kohë së luftës në Kosovë ka reaguar pas lajmit se ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit, është dorëzuar aktakuzë për krime lufte.

‘’Drejtësia e Gjykatës së Hagës ka vendosur akuza ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.’’, ka thënë ai, shkruan express.

‘’UCK-ja është luftë për liri! Lufta për liri është “shkelje e ligjit”. Eshtë ligji i agresorit mbi viktimën. Kështu ka qenë dhe do të jetë! Jam në krah të Hashimit dhe Kadriut!’’, shton ai.