Malisheva i dorëzon 1100 euro familjes Abazi

Pas tërmetit në Shqipëri, ku për pasojë dy gjilanas vdiqën derisa po qëndronin në një hotel në Durrës, Malisheva është mobilizuar për të grumbulluar mjete në mbështetje të familjes Abazi.

Kryetari i këshillit, Latif Maliqi, tha sa gjatë ditës i kanë dorëzuar familjes Abazi 1100 euro, të grumbulluara nga njerëzit e vullnetit të mirë atje.

“Tradicionalisht, banorët e Malishevës kanë qenë humanista. Jam shumë i lumtur që për një kohë të shkurtër janë mbledhur rreth 1100 euro dhe në mbrëmje ia dorëzuam familjes Abazi. Faleminderit bashkëfshatarëve të mi për shpirtin human. Dhashtë Zoti që familja Abazi ta përballojnë më lehtë këtë tragjedi”, ka thënë Maliqi.