Mareshal Tito ishte vrasësi më i madh i shqiptarëve në histori

Gani Sadiku

Në përvjetorin e vdekjes së Marshallit të Jugosllavisë (4 maj 1980), po ua kujtoj se Tito dhe Rankoviçi ishin vrasësit më të mëdhenjë të shqiptarëve pothuaj se në krejt historinë tonë.

Gjat kohës së tyre u vranë mbi 50.000 shqiptarë, u dëbuan për në Turqi e vende tjera afër 300.000 të tjerë.

Dhe kaluan nëpër burgjet famkeqe e kampe përqëndrimesh më shumë se 1 milion shqiptarë.

Logaritni dy gjëra, ata që mësojnë historinë, jo nga shkenca por nga facebook, mendojnë se Tito ishte shpëtimtari, e nuk e dinë se shpëtimtarët e vërtetë të shqiptarëve në ish-Jugosllavi ishin Kardeli dhe Bakariqi, gjegjësisht Sllovenia dhe Kroacia.

Sllovenët dhe kroatët, së bashku me shqiptarët ishin kreatorët e decentralizimit në kohën e Jugosllavisë dhe ndihmuan shumë në realizimin e kushtetutës së vitit 1974 për Kosovën.

Ata që historinë e mësojnë nga fb, akuzojnë njerëz që janë shkolluar e kanë punuar në sistemin komunist të asaj kohe, duke harruar se ajo kohë ka prodhuar kuadrot larg më të mira për shqiptarë se sa që prodhojnë sot universitet më të njohura botërore.

Këta analfabetët e fb dhe militantët partiakë, shajnë e njollosin njerëzit që çdo gjë e dhanë për Kosovën, sepse që atëherë janë trasuar bazat e shtetësisë së Kosovës.

Këta analfabetë, këta zagarët, këta mjeranët që për interesa partiake e meskine, linçojnë shajnë e fyejnë njerëzit, ata ose kanë qenë spiunë të UDB-së, në atë kohë, ose janë bijtë e spiunëve që kanë nostalgji për vazhdimin e atij sistemi, e tash i shajnë dhe i mallkojnë ata të cilët u shkolluan e punuan për këtë vend që nga ajo kohë.

Këta që përbuzin vuajtjet, djersën dhe gjakun e historisë së kaluar, janë shërbëtorët e Serbisë ose bijët e devotshëm të shërbëtorëve të kaluar shqipfolës që me përkushtim i shërbyen për 50 vjet okupatorit gjakatar!/Retro