MASh: Testi i Maturës mbahet në masa të shtuara të kujdesit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka njoftuar sot se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Testi i Maturës do të mbahet në masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces.

Përmes një komunikate, MASH ka bërë të ditur se ditën e testimit do t’u ndalohet hyrja nëpër qendra të testimit të gjithë atyre që nuk janë pjesë e këtij procesi.

“Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), ka marrë vendim që për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Testi i Maturës të mbahet me masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces. Prandaj, duke marrë parasysh këtë fakt, ditën e testimit, pra të shtunën (29 gusht 2020), u ndalohet hyrja nëpër qendra të testimit të gjithë personave që nuk janë pjesë e këtij procesi”, ka njoftuar MASh./mediafokus.info/