Mbi 26 milionë raste në botë, këto janë vendet më të prekura nga COVID-19

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 875.703 të vdekur në botë që prej shfaqjes në Kinë, në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

Më shumë se 26.671.700 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende që prej fillimit të epidemisë, prej të cilëve 17.496.300 konsiderohen sot si të shëruar.

Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të të infektuarve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor për shkak të kapaciteteve të ulëta.

Ditën e djeshme, 5.693 të vdekur dhe 305.583 raste të reja janë regjistruar në botë.

Vendet që kanë regjistruar më shumë të vdekur në bilancet e tyre janë India, me 1.089 viktima, SHBA, me 998 viktima dhe Brazili, me 888 viktima.

SHBA është vendi më i prekur si për nga numri i të vdekurve ashtu dhe për nga numri i rasteve, me 187.777 të vdekur nga 6.202.053 raste të regjistruara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Të paktën 2.283.454 persona janë deklaruar të shëruar.

Pas SHBA, vendet më të prekura janë Brazili, me 125.502 vdekje nga 4.091.801 raste, India, me 69.561 vdekje në 4.023.179 raste, Meksika, me 66.851 vdekje në 623.090 raste dhe Britania e Madhe, me 41.537 vdekje në 342.351 raste.