Mbi 500 pacientë të shtrirë në spitalet publike në Kosovë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në spitalet publike në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 516 pacientë, prej të cilëve 395 të konfirmuar me koronavirus.

Në raportin ditor të SHSKUK-së thuhet se nga këta pacientë, 18 janë në respiratorë, 27 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes CPAP, derisa 347 të tjerë janë në oksigjenoterapi.

Kujtojmë se në Kosovë deri më tani nga COVID-19 janë shëruar 8,149 pacientë, derisa aktualisht janë 3,571 raste aktive./mediafokus.info/