Mbytet 24-vjeçari në Liqenin e Shkodrës, ja detajet

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Liqenin e Shkodrës ku u mbyt një 24-vjeçar.

Policia thotë se në fshatin Grizhë, në vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe, kanë qenë duke u larë katër persona.

Njëri prej djemve, pikërisht 24-vjeçari B.D, banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe, u hodh nga varka.

Ai nuk arriti që të dalë më nga uji.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor që po punojnë për gjetjen e trupit në liqen./noa.al/