Mbytet në lumë 31-vjeçari, shokët s`e ndihmuan duke menduar se po tallet

Shokët nuk e ndihmuan duke menduar se po tallet, mbytet në lumë 31-vjeçari.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lumin Vjosë ku ka humbur jetën një i ri. Një 31-vjeçar është mbytur teksa është futur për t’u larë në ujrat e lumit Vjosë, shkruajnë mediat shqiptare.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se 31-vjeçari Armando Begaj është nga fshati Gorishovë, njësia administrative Cakran. 31-vjeçari ishte i martuar dhe me një vajzë. Ai kishte shkuar për t’u larë në lumin Vjosë që kalon pranë fshatit Selishtë.

Ai ka qënë së bashku me dy shokët e tij. Kur ai ka kërkuar ndihmë shokët kanë kujtuar se ai po tallej dhe kur kanë parë se trupi po fundosej dhe e mori rrjedha e lumit, kanë kërkuar ndihmë, por e kanë pasur të pamundur që ta shpëtojnë.

Trupi është parë nga bashkëfshatarë të tij që kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë bërë të mundur nxjerrjen e kufomës nga ujrat e ftohta të lumit Vjosë. Pritet shkuarja e polumbarëve për të gjetur trupin e të riut.