Me BE-në, apo me SHBA-të, nga duhet t`ia mbajnë shqiptarët?

Nëse shqiptarët kanë dilema se nga duhet t`ia mbajnë, mjeku Arsim Kastrati e ka të qartë rrugën që duhet ndjekur.

Ai e jep zgjidhjen e kësaj dileme, përmes metodës së krahasimit.

BE-ja nuk e njeh Kosovën, ndërsa SHBA-ja e bëri Kosovën shtet.

Ky është postimi i Arsim Kastratit:

Nëse do të shtrohej pyetja se me kënd duhet të rreshtohen politikisht kosovarët, me BE-në apo me SHBA-të?

BE, nuk e njeh shtetin e Kosovës, i ka getoizuar kosovarët, nuk i ka mbajtur premtimet karshi Kosovës asnjëherë.

SHBA e ka mundësuar çlirimin e Kosovës më 1999, e ka bërë shtet Kosovën më 2008, e ka bërë të mundur krijimin e ushtrisë së Kosovës më 2019, shkruan ai në profilin e tij në facebook./mediafokus.info