Me “orë policore” mund të mbrohet siguria publike, shëndeti jo!

Pritet që nesër, Komiteti, pas vlerësimi të situatës së deritanishme pandemike, të vendos të mos të mos ketë orë policore si dhe disa masa të tjera.

Është e pa kuptueshme pse ështe vënë dhe pse duhet të mbetet ende në fuqi ‘ora policore’ gjatë natës, shkruan Mediafokus.info.

Kosova ka përvojë të mjaftueshme me ‘orë policore’, si para, ashtu edhe pas luftës.

‘Ora policore’ vendoset për të mbrojtur më lehtë rendin dhe sigurinë publike gjatë natës, kur kontrolli i territorit është më i vështirë.

“Orë policore’ gjatë natës për t`u mbrojtur nga virusi, nuk ka asnjë logjikë, derisa ditën lëvizja është e plotë.

Edhe ashtu, vetvetiu, njerëzit lëvizin shumë më pak gjatë natës. E, pse pra ‘orë policore’?

Virusi nuk ka frikë as nga nata, as nga policia.

Kjo masë i ka dëmtuar shumë gatronomët, të cilët punojnë edhe natën deri vonë.

Nëse punojnë shkollat, lëvizin trenat dhe automjtetet tjera të udhëtarëve, plazhet dhe shërbime të tjera, pse gastronomia nuk mund të punojë. Kuptohet, nuk e kemi fjalën për dasma.

Një ndër masat që po kundërshtohet nga qytetarët dhe Shoqata e Gastronomeve është kufizimi i orarit të lëvizjes deri në orën 22:30.

Këto masa po e shkatërrojnë ekonominë e vendit dhe si pasojë pritet thellimi i krizës.

Mjafton maska, distanca dhe higjiena për t`u mbrojtur nga virusi. Nuk ndihmon gjë as mbyllja e kufijve, përderisa virusin e kemi përbrenda shtetit. /Mediafokus.info