Mehmeti parashikon fitore të dy palëve nga vendimi i Kushtetueses për mandatarin

Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Arben Mehmeti, ka parapara një fitore të përkohshme të dy palëve, në çështjen e mandatarit të ri për kryeministër, Avdullah Hoti, shkruan Mediafokus.info.

“Kjo formë e fitores së përkohshme të dy palëve në këtë proces sa i përket dekretit të presidentit është me emërtimin “vazhdimi i pezullimit” sikur vendimarrja në lidhje ne ligjin e pagave dhe zyrtarëve public”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në Facebook.

“Presioni i madh publik dhe politik në lidhje me këtë çështje ndoshta  edhe mund të jetë një argument “popullist”për gjykatën kushtetuese që në këtë kohë pandemie të mos provokoj ndryshim të gjendjes politike”, theksoi ai.

Sekretari i LDK’së në Gjilan mendon se ne veç kemi njohuri edhe ma heret që gjykata kushtetuese në lidhje me vendimin qeveritar për masat kufizuese qytetare kishte shpallur antikushtetues por se kishte lejuar zbatimin deri në një kohë.

“Prandaj nga kjo praktikë e deritanishme dhe mbi bazën e deklarimeve edhe të gjykatës kushtetuese vështirë se mund të pritet vendim meritor,por se”Vendim jo meritor, transitor”,respektivishtë shtyrje të vendimarrjes perfundimtare”, ka shkruar Mehmeti./Mediafokus.info/