Mesazhi i historianes për politikanët: Kosovën e kanë copëtuar politikanët shqiptarë, jo Amerika

Elena Kocaqi

Nuk ka asnjë rast tjetër ne historinë e gjithë njerëzimit, ku te ngrihet ushtria me e madhe ne bote e te shpëtoj një komb, ndaj thërritini mendjes, mos i jepni shume gojës dhe mos i prishni pune vetes.

Kosovën e kane copëtuar politikanet shqiptar jo Amerika.

Toke Maqedonisë dhe Mali te Zi i dhëne politikanet shqiptar, jo Amerika.

Kosovën do e ndanin politikanet shqiptar, jo Amerika.

Ne vend ti kërkoni llogari politikaneve tuaj merreni duke ju kërkuar llogari atyre qe ju kane shpetu jetën.

Politikaneve tuaj nuk ju kerkoni llogari e sikur te shesi gjithe vendin bashke me ju brenda perkundrazi sa me shume ju vjedhin dhe tradhetojne ata aq me shume i doni ju ata.

Kërkoni qiqra ne hell nga tjerët sikur e kane për detyre te zgjidhin hallet tuaja.

Thirrini mendjes se po dëmtoni interesat kombëtarë. Ne kësi punësh nuk flitet me metoda komuniste por me diplomaci dhe urtesi.

Faleminderit perjetesisht per gjithcka qe shteti Amerikan ka bere per kombin shqiptar.

Pa nje Amerike te fort shqiptaret e kane shume te veshtire te mbijetojne ne Ballkan, se historia ka treguar se si jane debuar dhe masakruar dhe jane vene para zhdukjes totale kombetare.

Ndaj rrini urte dhe masni fjalet kur flisni per hir te interesit dhe te sigurise sone kombetare.