Mesazhi interesant i Lutfi Hazirit për t’u mbrojtur nga COVID-19

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas 10 rasteve të reja pozitive me COVID-19, ka thënë se lajmi i mirë është që në këtë komunë nuk ka më mostra në pritje për testim, transmeton Mediafokus.info.

Nëpërmjet një statusi në prifilin e tij në Facebook, Haziri ka dhënë një mesazh interesant për t’u mbrojtur nga virusi.

“#Dita164. I kemi 10 raste të reja pozitive me COVID-19, por 10 të shëruar. Lajmi i mirë është që nuk kemi mostra në pritje për testim në Gjilan. Kujdesuni e mos u bëni për kujdes intenziv apo shtëpiak. Virusi të merr me vete!”, ka shkruar Haziri,/Mediafokus.info/