Mesazhi për koronavirusin që nxiti reagimin e vjehrrave

Mënyra se si është dhënë një mesazh për koronavirusin në Angli, ka shkaktuar reagimin e ashpër të vjehrrave. Ato panë një hile te fjalia për distancim social, ku thuhet ‘veproni sikur vjehrra është nëpër çdo cep të shtëpisë.

Statusi ishte bërë nga Këshilli i Stockport në Britaninë e Madhe.

Postimi solli një valë komentesh, pas të cilave Këshilli kërkoi falje publike dhe e fshiu statusin në Twitter.

Gjithçka ka qenë në mënyrë të figurshme, por që ka ngjallur reagime sidomos tek gratë dhe tek ato me statusin e vjehrrës, thanë ata.

/mediafokus.info