Mësimdhënësit e Gjilanit shnosh si molla

Qindra mësimdhënës të Gjilanit i janë nënshtruar testit për COVID-19 brenda javës që e lamë pas në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, transmeton Mediafokus.info.

Nga qindra të testuar, bëhet e ditur se vetëm 4 mësues kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, derisa të tjerët e kanë marrë konfirmimin në test – negativë.

Gjatë ditës IKSHP ka konfirmuar se nga 170 mostra, vetëm 3 persona kanë rezultuar pozitivë, e që janë qytetarë të rëndomtë, derisa pjesa më e madhe e mostrave ishin mësimdhënës.

Kur janë pyetur nga Mediafokus.info, zyrtarë të Komunës së Gjilanit kanë vlerësuar se ‘mësimdhënësit janë shnosh si molla’.

Ndërkohë, kreu i kësaj komune, Lutfi Haziri, e ka vlerësuar lajm të gëzueshëm rikthimin e nxënësve të Gjilanit në bankat shkollore.

“Në fakt, ne kemi qenë të përgatitur që më 1 shtator të fillojmë procesin mësimor, por e kemi respektuar vendimin e MASH’it”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij në Facebook, transmeton Mediafokus.info.

“I uroj nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, për një fillim të mbarë të vitit shkollor dhe i lus që t’u përmbahen rekomandimeve të institucioneve komunale dhe rekomandimeve të shtetit për respektim të masave mbrojtëse kundër COVID-19. Është e domosdoshme që të respektohet distanca, të barten maskat dhe të jetë kontakti i vazhdueshëm mes prindërve dhe mësimdhënësve për gjendjen e fëmijëve në aspektin shëndetësor!”, ka shtuar Haziri. /Mediafokus.infi/Foto: arkiv/