Mësimi mund të shtyhet edhe pas 14 shtatorit

14 shtatori mund të mos jetë data e fillimit të vitit të ri shkollor. SBAShK-u ka paralajmëruar sërish shtyrje të mësimit, në mënyrë që shkollat mos të bëhen vatër e shpërndarjes së epidemisë.

Sekretari i SBAShK-ut, Ymer Ymeri për Ekonomia Online thotë se shtyrja e vitit të ri shkollor është bërë bazuar në rekomandimet e institucioneve shëndetësore, që të ruhen nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ymeri thotë se në asnjë shkollë nuk ka dezinfektues për duar, kurse kontraktimi me kompanitë iu merr shumë kohë.

“Shkollat nuk kanë dezinfektues për duar, iu duhen një kohë me i kontraktua kompanitë që furnizohen me to, pastaj nuk kemi një listë të mësimdhënësve rezervë, të cilët që këta mësimdhënës mund të sëmurën të hënën dhe ta kenë të pamundur të shkojnë në shkollë. Nuk kemi mësimdhënës rezervë të cilët mund t’i zëvendësojnë ata”.

E shtyrja e procesit mësimor është opsion real thotë Ymeri, nëse nuk plotësohen kriteret e dhëna nga IKShPK-ja.

Ymeri ka thënë se nëse në një shkollë infektohet ndokush, procesi mësimor do të vazhdojë online por që thotë se nuk është i preferuar i tyre.