Mësoni nga cila lagje e Gjilanit janë dy rastet e reja

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sapo ka konfirmuar edhe dy rastet e reja pozitivë me Covid-19 në Gjilan.

Përmes burimeve brenda IKSHP, Mediafokus merr vesh se dy të infektuarit janë nga lagjja “Arbëria”, që virusin e kanë marrë nga kontakti me familjarin.

Ndërkohë, edhe dy raste janë shëruar nga kjo komunë, duke e çuar në 21 numrin e të shëruarve plotësisht, derisa tetë të tjerë po vazhdojnë të trajtohen./Mediafokus.info/