Meta shprehet i lumtur që të ardhmes euroatlantike të Kosovës po i prin një gjeneratë e re

Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me zv.kryeministrin e Kosovës, Besnik Tahiri dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj (Stublla).

Nëpërmjet një shënimi në facebook, Presidenti Meta shprehet i lumtur që një gjeneratë e re po merr përgjegjësi të rëndësishme në këto momente të rëndësishme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

Reagimi i plotë i Presidentit:

Kënaqësi të kisha sot një takim të përzemërt me Zv/Kryeministrin e Parë të Qeverisë së Kosovës, z.Besnik Tahiri dhe Ministren e Punëve të Jashtme znj.Meliza Haradinaj (Stublla).

I lumtur që një gjeneratë e re merr përgjegjësi të rëndësishme në këto momente të rëndësishme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.