Ministria e Arsimit anulon testin e arritshmërisë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Kosovës ka vendosur që ta anulojë në nivel vendi testin e arritshmërisë për klasët e 9-ta, për vitin shkollor 2019/2020.

MASH ka thënë se ky vendim ka ardhur si pasojë e gjendjes nëpër të cilën është duke kaluar vendi si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe më qëllim ruajtjen e shëndetit të nxënësve, mësimdhënësve dhe personelit të institucioneve arsimore.

“Duke marrë paraysh gjendjen nëpër të cilën është duke kaluar vendi ynë, si pasojë e pandemisë COVID-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të nxënësve, mësidhënësve, personelit të institucioneve arsimore dhe të gjithë qytetarëve, u vendos për anulimin e testit”, thuhet në vendim e MASHT-it, të nënshkruar nga ministri Ramë Likaj./mediafokus.info/