Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për kadetë të rinj

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e kadetëve të rinj për vitin akademik 2020/2021.

Sipas njoftimit, konkursi do të jetë i hapur nga sot më datë 25 qershor deri më 3 korrik, raporton mediafokus.info.

Kadetët e rinj do të pranohen në këto qendra ushtarake:

“Akademia e Mbrojtjes-Qendra për Studime Universitare e FSK-së dhe Universitetin Amerikan në Kosovë, Akademia Ushtarake e Forcave Tokësore në Republikën e Turqisë, Akademia Ushtarake në Republikën e Kroacisë, Menaxhimi dhe udhëheqja ushtarake, si dhe Akademia Ushtarake në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Dorëzimi i dokumentëve bëhet personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora 15:00./mediafokus.info/

KONKURS Për rekrutimin e kadetëve për vitin 2020-2021

KONKURS Për rekrutimin e kadetëve për vitin 2020-2021

Posted by Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së on Thursday, 25 June 2020