Miq të mi të partisë sime

Izmi Zeka

Të bërit politikë të brendshme është mbase një koncept krejt ndryshe nga politika e jashtme dhe zhvillimet ndërkombëtare.

Ngutia në deklarime nuk paraqet aftësi politike por as përfitime politike, por më shumë eufori pa njohje të thellë të diplomacisë botërore. Ky është vetëm një aspekt, kurse filozofia tjetër qëndron mbi disa parime që nga ne si duket nuk janë të njohura sa duhet.

Parimi i parë dhe mjaft i domosdoshëm është njohja e vetvetes dhe kapaciteteve shtetërore.

Historia jonë dhe veprimet tona historike karshi botës dhe prezenca jonë në zhvillimet ndërkombëtare. Pas andej, lufta e fundit e UÇK-së dhe rezultatet e saj. Shpallja e pavarësisë dhe njohja si të ligjshme nga GJND.

Krijimi i Aleancave me shtetet më të fuqishme të botës që nënkupton edhe ndihmën e tyre në fitoren edhe politike në raport me Serbinë dhe jo vetëm dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës, duhet shikuar edhe në kontekstin historik.

Të nderuar miq të mi të partisë sime, politika e Jashtme dhe sidomos aleancat që janë të krijuara përherë të parë me luftën dhe dijen tonë donë mirëmbajtje. Ndoshta tek ne kjo nuk është kuptuar si duhet, andaj edhe veprimet diplomatike sikur bien ndesh me thirrjet që Kosova është edhe projekt Amerikan andaj edhe duhet të besohet.

Marrëveshja ekonomike që është nënshkrua në në zyrën presidenciale në prani të Trumpit duhet të shikohet mbi dy shtylla :e para se pas shumë viteve u krijua mundësia që me një intermediator si fuqia absolute e botës të nënshkruhet një marrëveshje që bënë hapin lëvizës në drejtim të një stabiliteti fillimisht ekonomik e pasandej politik.

Hapi tjetër e po ashtu i rëndësisë së veçantë është njohja nga Izrali e shtetit të Kosovës. Vetë mënyra se si u bë duhet të shikohet në detajet që për mua si një historian i vogël e që kam njohje deri diku politike dhe historike mënyra se si u dukë dhe u pa ishte e veçantë.

Para botës Trump tregoi më shume se sa ajo fotografi me komunikimin mes ti dhe kryeministrit Izraelit. Ishte mesazh për Serbinë por edhe për vetë kryeneçësinë tonë dhe padijen tonë që ngaherë e paraqesim në sytë e botës ne shteti i Kosovës.

Nuk dua të ndalem në elaborimi historik të Izralit as edhe fuqinë politike, diplomatike dhe ekonomike botërore sepse të interesuarit mund të shfletojnë dhe të mësojnë më shumë. Bindja ime personale është se vetëm në të ardhmen ne do t’i shohim frutet e kësaj njohje.

Miq të mi të partisë sime, të qenit në pushtet është përgjegjësi e madhe, por të qenit në opozitë është diçka e veçantë dhe tregon vizionin dhe pragmatizmin politik të një partie serioze.

Andaj, vlerësimet e shpejta të pa analizuar dhe studiuara mirë, dëmtojnë një parti e cila për bazament ka historinë e Kosovës dhe zhvillimin e shtetit. Konsistenca në qëndrime qoftë në pushtet dhe opozitë, miq të mi, është jashtëzakonisht e rëndësishme, jo vetëm për partinë por për shtetin që duhet edhe pas 100 vjetëve.

Nëse nuk është kuptuar deri më sot se cilët janë miqtë tanë, atëherë është mirë që disa politikanë të largohen dhe mos të dëmtojnë progresin e Kosovës dhe të ruajmë si sytë e ballit miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Miq të mi, unë e kuptoj fushatën e brendshme, gjithashtu e kam të qartë luftën politike të brendshme për një copë votë, por konsistenca në qëndrime kur është fjala për mbështetjen Amerikane dhe jo vetëm nuk duhet të ketë luhatje dhe qëndrime të ndryshme të partisë sime.

Nëse pritjet kanë qenë më të mëdha kjo nuk e zbeh interferimin e Presidentit Trump për të krijuar mundësi për stabilitet dhe zhvillim ekonomik midis dy shteteve që kanë histori të dhimbshme, që palë e dëmtuar dhe e gjymtuar historikisht janë shqiptarët.

Logjika e disa politikajve tanë se vetëm kur jam unë në pushtet gjithçka është e mirë, është logjikë e kullerave të kafeve të Prishtinës por edhe të patriotëve të fillim shekullit XXI.

Miq të mi të partisë sime, rrahagjoksi kur ke shtetin vlen për të dobëtit. Të fortit kanë dijen, pragmatizmin, idealizmin shtetëror dhe shikimin përtej bregut se si po ndryshon bota etj. Jo jo zyrat ovale nuk e durojnë primitivizmin ballkanik as armët në brez.

Miq të mi të partisë sime, a e keni të qartë pse Palestina sot është kështu. Një shtet i harruar e me dhimbje të mëdha.

Interesat shtetërore i kalojnë ato partiake. Në politikën ndërkombëtare për ata që kanë lexuar dhe sado pak kanë njohje, rast të dytë vështirë është të kesh për t’u ulur në tavolinat e shteteve të fuqishme.

Miqësia me Amerikën për shqiptarët është më specifike.

Pse është më specifike dhe e domosdoshme njohuritë mund t’i gjeni në mes historisë qindvjeçare të Evropës dhe botës.