Mjekët amerikanë: Koronavirusi mund të dëmtojë aftësinë riprodhuese te meshkujt

Mjekët amerikanë paralajmërojnë se koronavirusi mund të shkaktojë fryrjen e testikujve dhe të dëmtojë aftësinë riprodhuese te meshkujt.

Ky përfundim ka ardhur pasi një pacient 37-vjeçar i infektuar nga koronavirusi në ShBA kishte të njëjtat simptoma.

Nga testet e kryera në spital, u vu re se ai kishte dëmtim të spermatozoidëve dhe një lënde që i mban ato të shëndetshme.

Këto dëmtime mund të çojnë deri në humbjen e aftësive riprodhuese.

Mjekët paralajmëruan që dëmi i shkaktuar nga Covid-19 mund të ketë një ndikim në të ardhmen në pjellorinë mashkullore.

Raporte të ngjashme të dhimbjes së testikujve në pacientët e infektuar me koronavirus janë raportuar më parë, por nuk ka pasur ndonjë hulumtim të vërtetë në lidhje me këtë.

Mjekët që e trajtuan 37-vjeçarin thanë se virusi hyri në trup duke përdorur receptorët ACE2 në qelizat Leydig, të cilat janë të pranishme në testikuj.

Duke shkruar në Revistën Amerikane të Mjekësisë Emergjente, ata pranojnë se raste të tilla janë të rralla.