Mjekja kosovare flet për sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë trajtimit të pacientëve me Covid-19

Mjekja kosovare Dafina Krasniqi ka përshkruar sfidat që po i kalojnë punëtorët shëndetësorë gjatë trajtimit të rasteve me Covid-19.

“Stafi mjekësor është duke përjetuar rraskapitje në aspektin fizik dhe emocional”, ka thënë doktoresha Krasniqi.

Ajo thotë se sistemi ynë shëndetësor shpeshherë ishte sfiduar nga gripi i rëndë sezonal, por kësaj here, papritmas u përball me një virus që vazhdon të përhapet përmes njerëzve në të gjithë vendin tonë.

“Spitalet po mbingarkohen me njerëz të infektuar“.

Dafina Krasniqi thotë se stafi shëndetësor i stërlodhur, është duke punuar në temperatura të larta, me mjete mbrojtëse, dorëza, maska, veshje mbrojtëse, vetëm për ta menaxhuar sa me mirë situatën për pacientët e infektuar, për të cilët duhet bërë zgjidhje në kushte të jashtëzakonshme, duke iu ofruar ndihmë sa më adekuate për shërim.

Mjekja nga Fushë Kosova thekson se pavarësisht lodhjes dhe sfidave, përkushtimi për t’iu dalë në ndihmë pacientëve mbetet i lartë.

Stafi shëndetësor është i vetëdijshëm se nevojat e personave të sëmurë, janë më të rëndësishme sesa tonat që ofrojmë ndihmë.

Shkrimi i plotë:

Para muajit Mars, askush nuk e dinte se SARS-Cov-2 ekzistonte. Të infektuarit e parë ishin në muajin mars.

Tani virusi është përhapur në të gjithë botën edhe vendi ynë nuk i shpëtoj kësaj pandemie globale.

Shumë të infektuar dhe të vdekur. 

Virusi ka shkatërruar ekonomi dhe ka thyer sisteme të kujdesit shëndetësor.

Ka mbushur spitale dhe po lë të zbrazëta hapësira publike.

I largoi njerëzit nga vendet e tyre të punës dhe nga miqtë e tyre.

Ky virus dëmtoi shoqërinë tonë në një shkallë për të cilën shumica e njerëzve në botë nuk e kanë parë kurrë.

Sistemi ynë shëndetësor shpeshherë ishte sfiduar nga gripi i rënde sezonal, por papritmas u përball me një virus që vazhdonte të përhapej  përmes njerëzve në të gjithë vendin tonë.

Spitalet filluan të mbingarkohen nga njerëzit e infektuar.

Stafi shëndetësor i stërlodhur duke punuar në temperatura të larta me mjetet mbrojtëse, dorëzat, maskat, veshjet mbrojtëse, vetëm për ta menaxhuar sa me mirë situatën për pacientët e infektuar për të cilët duhet bërë zgjidhje në kushte të jashtëzakonshme për të ofruar ndihmë sa më adekuate për shërim.

E këtu duhet përmendur edhe sfidat e stafit të kujdesit shëndetësor, cili me kohën është ka pëson rraskapitje në aspektin fizik dhe emocional.

Stafi shëndetësor është ai i cili është duke punuar në rrethana të vështira, ku ballafaqohen me punë dhe kërkesa të pandërprera, me shumë pak gjumë, me pushime shumë të shkurtra apo nganjëherë edhe pa pushuar fare.

Thënia e gjithë stafit shëndetësor sot është kjo: “Nevojat e personave të sëmurë janë më të rëndësishme sesa tonat që ofrojmë ndihmë”.