Mjeku gjilanas nuk pajtohet me teorinë e infektologut kosovar për rikthimin e koronavirusit në vjeshtë

Mjeku gjilanas Rafet Sylaj nuk është pajtuar me teorinë e infektologut kosovar, Valbon Krasniqi, për mundësinë e rikthimit të koronavirusit në vjeshtë. Ky i fundit kishte thënë se për shkak të pandemisë ishte një verë e rënduar, por që duhet të jemi të gatshëm edhe gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit.

Dr. Rafet Sylaj, otorinolaringolog, thotë se nuk duhet të frikësohen njerëzit për një valë të stuhishme të virusit Covid në vjeshtë, shkruan mediafokus.info.

“Këtë askush nuk e di me saktësi, por prania dhe shfaqja e viruseve sezonalë nuk do të thotë se keqësohet gjendja e poullatës. Përkundrazi, mund të jetë një konkurent i virusit Covid për t`ia zënë vendin në receptorët e organizimit të njeriut, prandaj ndoshta do të kalojmë edhe shumë më lehtë se sa parashikohet.

Kush e kupton mjekësinë, kjo është realja, sepse në këtë botë konkurenca për çdo gjë është e mirë, prandaj kjo vlen edhe në luftën mes viruseve. Kjo është dialektika”, përfundon Sylaj.

Ja çka kishte thënë Dr. Valbon Krasniqi, infektolog:

“Ishte verë e rënduar për ne dhe shtetet e tjera. Është një virus me shumë të panjohura dhe po sillet me të panjohura. Po arrin të përhapet e të shkaktojë edhe forma të rënda të sëmundjes. Është shumë e vështirë të parashikohet se çka do të ndodhë në vjeshtë. Ende s’është e saktë e s’ka studime nëse dikush e ka kalu se sa do të zgjas imuniteti dhe a mund të sëmuret. Dhe sa është në masë të madhe përhapja e infeksionit. Po ashtu s’dihen as mutacionet apo ndryshimet që mund t’i pësojë ky virus. Praktikat tregojnë virusi mund të bëhet më agresiv. Ne duhet të përgatitemi për vjeshtë e dimër, qoftë në drejtim të ngritjes së kapaciteteve humane, qoftë me shtretër dhe në ruajtje të shërbimeve vitale”, tha ai./mediafokus.info