Mjeku Kalo: Qëndroni në shtëpi që t’ju mbrojë e shpëtojë Mjekësia e Perëndija bashkë

Mjeku i njohur Tritan Kalo u drejtoi sot një mesazh të gjithë shqiptarëve duke u bërë thirrje për t’u ndërgjegjësuar në lidhje me rrezikun nga COVID-19.

“Është mesazh jo realist dhe frikësues, por thjesht e vetëm një mesazh nga zemra e një mjeku, prindi e vëllai tuaj të “pakdijshëm”, për t’u vetndërgjegjësuar në lidhje me rrezikun e këtij infeksioni vrastar”, – tha Kalo.

Mjeku Kalo shprehet se “COVID-19 nuk kursen askënd dhe asnjë grup moshe përsa i përket prekjes, nëse nuk marrim masat e duhura të distancimit social.

Situata bëhet e përkohëshme vetëm e vetëm nga shkalla e ndërgjegjësimit tuaj dhe e mirëkuptimit të masave të mara….

Na e lehtësoni punën dhe detyrën tonë sa fisnike aq edhe humane. Ju duam shumë”, – tha Kalo.

Mjeku Kalo i bën thirrje pjesës së popullit të padijshëm e të pandijshëm,  se me këtë mënyrë sjellje të papërgjegjshme përkundrejt COVID-19, nuk do të jetë e largët dita kur  Italia do t’ju duket lule.

Ruajeni e duajeni vetveten tuaj, qëndroni në shtëpi që t’ju mbrojë e shpëtojë Mjeksia e Perëndija bashkë.

COVID-19 nuk njeh moshë prekje të tij. Gjithkush është i kërcënuar. Mbylluni në shtëpi e respektoni distancimin social.

Është një situatë e përkohëshme prej së cilës do të dalim me më pak humbje jetësh e lëndime shëndetësore, nëse mendojmë e veprojmë të ndërgjegjësuar se me çfarë “armiku tinzar e të rrezikshëm” po përballemi.

“Ju duam shumë ndaj edhe ju duajeni veten tuaj e respektoni sakrificat tona. Bashkë do t’ia dalim!”, – tha Kalo./k.s/