Mjetet e trustit mund t`i tërhiqni, por nuk ju kompensohen nga shteti

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka konfirmuar se Ministria e Financave ka marrë vendim për mos kompensimin e mjeteve të trustit.

Sipas Krasniqit, MF-ja e ka paraparë se ky vendim është më i drejtë si shkak i mjeteve në diferencë te qytetarëve.

“Ministria e Financave ka marrë vendim që mos të kompensohen mjetet e tërhequra nga trusti, pasi që e kemi parë që ka një diferencë të madhe në pasqyrën e qytetarëve”.

“Kemi qytetarë që ka vetëm 100 euro dhe të tjerë me 5 mijë ose 10 mijë euro. atëherë kjo do të ishte e padrejtë që të kompensohen këto mjete”, ka thënë Krasniqi.

Për shkak të gjendjes së pandemisë, e cila ka goditur ekonominë familjre dhe bizneset, qeveria ka ndërmarrë një nismë për ndryshimin e liogjit, për tu mundësuar qytetarëve ti tërhqein 10 për qind të kursimeve të tyre në trust.

Fillimisht ishte thënë se qeveria do t`ua rimbursojë shumën e tërhequr brenda një afati të caktuar, por tani duket se ka hequr dorë nga ky premtim.

Qytetarët mund t`i tërheqin mjetet e tyre dhe asgjë askujt./mediafokus.info