MSh ia rikthen licencën UBT-së për testime PCR

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ia rikthyer licencën UBT-së për testime PCR për COVID-19, të cilën pak ditë më parë ia kishte pezulluar për shkak se nuk ishte gati për ofrimin e shërbimeve.

MSH ka njoftuar për licencimin edhe të pesë laboratorëve për kryerjen e shërbimit për testim të Sars-Cov-2, dy prej tyre janë licencuar për testim molekular me metodën RT PCR.

Një nga laboratorët është në Prishtinë e njëri në Lipjan. Madje laboratori i UBT-së në Lipjan ishte licensuar qysh në fillim, por pas inspektimit i ishte tërhequr licenca, pasi nuk ishin gati për të ofruar shërbimin.

Por nga MSh-ja kanë vendosur ta licensojnë sërish. Ndërkaq institucioni tjetër i licensuar është laboratori mjekësor  i  mikrobiologjisë klinike në kuadër të poliklinikës “OLIVE MEDICAL GROUP” në Prishtinë.

Përveç tyre, MSh ka licensuar edhe 3 laboratorë të tjerë për testime serologjike.