Namazi i Fitër Bajramit nuk do të falet në xhamitë e Kosovës

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se për shkak të pandemisë COVID-19, kësaj radhe nuk do të falet namazi i Fitër Bajramit në xhamitë e Kosovës, shkruan Mediafokus.info.

“Në kohën e Fitër – Bajramit Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava do t’i drejtohet opinionit drejtpërdrejt (në kohë reale) me Mesazhin e Bajramit, por e ritheksojmë se nuk do të ketë organizim të faljes së Fitër- Bajramit”.

“Po ashtu njoftojmë opinionin se për shkak të Pandemisë, Myftiu Naim ef. Tërnava ka anuluar edhe pritjen tradicionale të Fitër- Bajramit”.

“Kryesia e Bashkërisë Islame të Kosovës edhe njëherë fton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë që t’u përmbahet udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për t’u mbrojtur nga pandemia”, thuhet në njoftim të BIK-ut./mediafokus.info/