Naser Korça ka diçka me thanë pas infektimit me COVID-19

Naser Korça, drejtor i Shërbimeve Publike në Gjilan, i cili rezultoi para dy ditësh pozitiv me COVID-19, ka thënë për Mediafokus.info se ndjehet shumë mirë dhe deri tani nuk ka asnjë simptomë.

“Jam shumë mirë dhe s’kam asnjë simptomë deri tani. Po më duket më I lehtë se gripet sezonale”, ka thënë Korça.

Por, për publikun ka një lajm që e quan interesant.

“Shumë interesante. Komplet familja ime është testuar dhe që të gjithë kanë rezultuar negativë”, ka deklaruar drejtori i Shërbimeve Publike në Gjilan, Naser Korça./Mediafokus.info/