Ndërron jetë profesori i njohur gjilanas, Rexhep Qamili

Ka ndërruar jetë profesori i njohur gjilanas i edukatës fizike, Rexhep Qamili, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Florina, me anë të një njoftimi mortor në Facebook.

Ja njoftimi i plotë i Florina Jerliut:

Sonte më 02.06. 2020 ndërrroi jetë baba jonë Rexhep Qamili!

Vdekja të largoi nga ne, por TI gjithmonë do të jesh i pranishëm në mendjet dhe zemrat tona.

Do të na mungosh gjithmonë! Ne jemi krenarë që patëm një baba si TY që na trasoi rrugën drejt perspektivës e të ardhmes më të ndritur dhe na përkrahe në çdo moment të jetës!

Tani do t’i bashkohesh nënës dhe Rritës!

Zoti të mëshiroftë e të shpërbleftë me Parajsë!

Varrimi i të ndjerit bëhet me drekë më 03.06.2020 në varrezat e qytetit të Gjilanit!

/mediafokus.info