Ndërron jetë vëllai i presidentit Donald Trump

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjecare, Robert Trump, vëllai i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Lajmin e ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.

“Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte shoku im më i mirë”- tha në një deklaratë të shtunën Donald Trump. Mediat raportuan se Robert Trump ishte shtruar në një spital në Neë York në gjendje të rëndë, por nuk u bë e qartë se nga se vuante.

“Me hidhërim të thellë, njoftoj se vëllai im i mrekullueshëm, Robert, paqësisht u nda nga kjo botë. Ai do të jetë një mungesë e madhe, por ne do ta takojmë sërish. Kujtimet e tij do të mbesin të gjalla në zemrën time përgjithmonë. Robert, të dua shumë. Pusho në paqe”- ishin fjalët e presidentit Trump për humbjen e vëllait./Mediafokus.info/