Në cilin vit lindi rrjeti social Facebook?

Më datën 4 shkurt të vitit 2004 lindi rrjeti social Facebook, duke shkaktuar një revolucion në fushën e medias, shkruan KultPlus.

Studenti 19-vjeçar Mark Zuckerberg i Universitetit të Harvardit hapi për herë të parë këtë faqe e cila që nga atëherë ka arkëtuar 33 miliardë dollarë.

Uebfaqja më e popullarizuar e botës së rrjeteve sociale Facebook, u lansua pikërisht në datën 4 shkurt të vitit 2004.

I frymëzuar, Zuckerberg krijoi “The facebook” një rrjet fillimisht i dedikuar vetëm për studentët e Harvardit.

Miku i tij dhe më vonë kolegu Dustin Moskovitz pretendon se brenda 24 orëve nga hapja e faqes më 4 shkurt, ishin të regjistruar 1200 deri në 1500 studentë.

Tani, Facebook ka 2.2 miliardë përdorues aktivë që e përdorin atë për të mbajtur kontakte me miqtë dhe të afërmit, për të mësuar më shumë në atë që iu intereson si dhe për të shkëmbyer informacione dhe fotografi.

Pas disa ndryshimeve, një vit më vonë në vitin 2005 faqja u riemërua Facebook dhe u bë e qasshme për këdo mbi moshën 13-vjeç me një adresë të vlefshme e-maili.

Deri në vitin 2008, ajo ishte faqja më e përdorur në botë. /KultPlus.com