Në cilin vit Rexhep Selimi thoshte se identiteti kosovar ekziston?

Lëvizja Vetëvendosje e kundërshton ashpër idenë e proklamuar nga disa analistë e publicistë, për ekzistencën e identitetit kosovar.

Por, deputeti i kësaj Lëvizje, Rexhep Selimi, në vitin 2003 kishte deklaruar se identiteti kosovar ekziston.

“Identiteti kosovar ekziston, pa pasur nevojë për një identitet të ri”, pati deklaruar Selimi në një intervistë për gazetën ‘Java’, teksa ka shtuar se më nuk ka shtete etnike në Ballkan, transmeton portali Mediafokus.info.

“Nuk ka më shtete etnike në Ballkan. Unë e favorizoj gjendjen faktike në Kosovë është: shqiptarët shumicë dhe minoritetet e saj, Kosova duhet ta dëshmojë vetën se ka raporte të standardizuara karshi të gjitha minoriteteve, si në vendet tjera…Natyrisht, në cecilin shtet, një etni dominon. Le të quhet multietnike Kosova. Por, popujt e Ballkanit nuk mund të jenë asnjëherë puro etnik”, ka thënë Selimi.

Kohët e fundit, lideri i kësaj Lëvizje, Albin Kurti, ka deklaruar se e pranon flamurin dhe himnin e Kosovës, ndërkaq Kombëtares së Kosovës në futboll, i referohen si Përfaqësuese.

Por, për Vetëvendosjen sot ekziston vetëm identiteti shqiptar./MediaFokus/