Ne Demokraci, Ligji asht instrument i Konsensusit, e jo Diktatit!

Migjen Kelmendi

Flori Mumajesi, Elvana Gjata, rapp’erat dhe rockerat e Prishtines, dojne me i qit mendsh glotofaget zyrtare te Tiranes. Ne Demokraci, Ligji asht instrument i Konsensusit, e jo Diktatit!

Po tmerrohen prej Gegnishtes, po gerditen, po tuten, po ju vjen me vjelle, sepse software’i kulturor qe jau kane instalue ketyne hardware’ve cheap (prej Kine:) gjate diktatures komuniste te Enver Hoxhes, asht inkompatibil, me te. Ai software enverian nuk e njeh Gegnishten, e ka te shlyeme. Gegnishtja asht virusi i ketij softweri enverian qe ja kane instalue Tiranes se sotme zyrtare gjate diktatures. Prandaj ky reagim, prandaj kjo dro e gerdi.

Flori Mumajesi, Elvana Gjata, rapp’erat e Prishtines, autoret e ri te poezise dhe letersise ne Gegnisht prej Prishtine, hapsina publike pushtue me sllogane dhe idioma gege, po dojne me i tranu. Te tmerruem jane çu e po kerkojne ligj.

O njerez te pakulturem e primitiv, po te kish qene qe me ligj diktues e imponues me i zgjidhe problemet, Slobodan Milosevic i kishte krye moti keto pune me ne. Ai pruni ligje, administrate, polici, ushtri, por na, shqiptaret e Kosoves, nuk ju bindem as ligjeve te tij, e as policise se tij.
Me marr vullnetarisht rolin e policeve gjuhesor, me u ba ‘milosevica gjuhesor’ sot, ne shekullin 21, nuk kishte mujt dikush me ja fut vetes kamben n’goje ma keq.

Kjo kerkese per ligj i demaskon krejt keta emna, e sidomos dy qe po permenden, nji profesor Shkurtaj, dhe nji politikan akademik (sic!) i Edi Rames, si enverista te pandreqshem, si njerez autokrat e te dhunshem. S’ka edukim, s’ka argument, s’ka kulture qe ju ndihmon ketyne dy glotofageve me shpla enverizimin e tyne te mbrendshem e me reflektue si njerez te shekullit 21.

Ani jane çu tash e po gjejne njerez analfabete e gjys te shkolluem, portale e gazetare te dyshimte, me na zbulue e interpretue se çka asht Gegnishtja (sic!). Glotofaget e Gjuhes Shqipe, kanibalet gjuhesor te Shqipes, po dojne me na tregue neve se çka asht Gegnishte pernime, e çka Gegnishte permahi, si kjo e Florit, Elvanes, reperave….Prishtines!

Çdo fjale, çdo ‘tallava’ fjale Gegnisht, slangu, çdo idiolekt e sociolekt sot ne hapsinen shqiptare per keta glotofage zyrtare asht subversion, perjetohet si bombe me te cilen po rrezikohet glotofagia zyrtare ne Tirane!

Keshtjella Glotofage e Tiranes po nihet e bombardueme nga Tomahawkat Geg prej Prishtine, prej llumit dhe undergroundit tironas!

Reperat e Prishtines, tallava geget, jane punk’erat e Gjuhes Shqipe! Jane rebelat dhe minuesit e Glotofageve dhe Glotofagise zyrtare te estabilishmentit kulturor tiranas.

Ne vende se me hape debatin, me kriju kushte per mbajtjen e nji Kongresi te dyte, me te cilin kishim me planifikue perdorimin zyrtar te shqipes tashti ne hapsine e cila sot po interakton ne tane gjeografine e saj, keta kapen per ‘allti’!

Dhe per krejt keta e kam veç nji “çiode”, nji gjylpane demokratike me te cilen e shperthejme kete pordhice glotofage dhe e demaskojme tane kete mungese kulture elementare demokratike sot nder keta iniciues te dhunes:

NE DEMOKRACI, LIGJI ASHT INSTRUMENT I KONSENSUSIT, E JO DIKTATIT!

Pike.

Gjithçka tjeter ju shnderron ne “milosevica gjuhesor”. Dhe ashtu si Milosevici, keni me e marr pergjigjen e duhun!

Zaten asht koha me kalue ne akcion dhe me i pshtue femite tane e gjeneratat e reja prej
ketyne njerezve pakulturue e autokrat qe nuk e ndjejne dhe nuk e dojne Gjuhen Shqipe.

PS.
Qe do Tomahawka gegnisht, sa me jau prishe diten ketyne enverianeve te shekullit 21:)