Në dy raste, personat zyrtarë janë penguar në kryerjen e detyrës së tyre

Sipas statistikave të policisë, në rajonin e Gjilanit, në periudhën kohore 8-14 korrik të këtij viti, kanë ndodhur 26 incidente, janë arrestuar dhe ndalur 6 persona, derisa janë regjistruar 7 aksidente trafiku me lëndime, 12 me dëme materiale si dhe janë shqiptuar 751 gjoba, ka thënë togeri, Ismet Hashani.

“Pengimi i personit zyrtar në kryerjen detyrave zyrtare”

Me 14 korrik 2020, rreth orës 19:10, në fshatin Kmetoc, komuna e Gjilanit, Policia e Kosovës njësia e Trafikut Rajonal –Gjilan, krahas angazhimit maksimal për monitorimin dhe kontrollimin e shtuar në komunikacionin rrugor, kanë identifikuar të dyshuarin shqiptar shtetas i Kosovës duke drejtuar mjetin nën ndikimin të alkoolit, i cili me veprimin e tij gjatë lëvizjes në rrugë kishte rrezikuar pjesëmarrësit tjerë ne trafik. Ai është ndalur nga njësitet e trafikut rrugor. Pas ndaljes i dyshuari kishte shfaqur shenja te mos përfilljes, duke u munduar që t’i shmanget vënies nën kontroll nga ana e zyrtarëve policor. I dyshuari me gjithë kundërshtimin dhe rezistencën që ka bërë, është arrestuar nga ana e policisë. I dyshuari në përpjekje që t’i shmanget arrestimit është vetë lënduar në duar, për çka edhe i është ofruar tretmani mjekësor, po ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe njeri nga zyrtarët policor, me rastin e përpjekjeve për të vënë nën kontrolle veprimet e pakontrolluar të të dyshuarit. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit iniciohet rast për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen detyrave zyrtare”. Materialet i përcillen PTH – Gjilan, për procedim të mëtejme ligjor.

“Posedim i substancës narkotike”

Me 05 korrik 2020, rreth orës 17:30, në Kamenicë, patrulla policore kanë takuar të dyshuarin M.K.SH, duke ecur në këmbë, dhe gjatë kontrollit fizike tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël dyshohet me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 0.2 gram dhe 3 letra (rizlla). I dyshuari fillimisht është arrestuar nga policia ku edhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Rasti, “Posedim i substancës narkotike” procedohet në PTH në procedurë të rregullt.

“Pengim ndaj personit zyrtar”

Me 09 korrik 2020, rreth orës 21:30, në Viti, Njësitet patrulluese gjatë zbatimit te planit Covid 19 bashkë me inspektorët komunal kane hasur në pengim të kryerjes së detyrës zyrtare, ku gjatë asistimit, i dyshuari M.K.SH. (pronari dhe njëri nga punëtorët e kafiterisë “Kolos Bar” ) të cilët janë hasë në shkelje të urdhëresës së lëshuar nga Qeveria e Kosovës, për kufizim të punës me orar të caktuar, dhe të njëjtit kanë reaguar ndaj inspektorit komunal dhe policisë duke i kanosur me fjalë. Ata janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave të parapara ligjore. Me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt në PTH.