Në Gjermani, ndahet nga jeta një 44-vjeçar nga komuna e Gjilanit

Në Gjermani ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare, Beqir Kurti nga fshati Bresalc i komunës së Gjilanit. Njoftimin e kanë dhënë të afërmit e tij. Merret vesh se ai ka lënë pas vete gruan dhe dy fëmijë, raporton mediafokus.info

“Në Stuttgart të Gjermanisë, pas një sëmundje të rëndë dhe të shkurtër ndërroi jetë kushëriri ynë Beqir (Ramiz) Kurti”, kanë shkruar ata.

Këto janë postimet që kanë bërë familjarët dhe miqtë e tij:

Sa e vështir është te besosh, së bashku morëm rrugën e gurbetit a thua pse ike nga ne apo pse Zoti deshi të të merr, na le me zemër te thyer dhe të piklluar.

U prefsh ne paqe o kusha im i dashur dhe kolegu im i punës, do të më mungosh tërë jetën, do të jetoj me kujtimet e tua me sjelljet e tua njerzore dhe me buzqeshjet e tua që na e bënin të leht gurbetin.

Ngushllime mbarë familjes Kurti nga Bresalci-Gjilan.

E dhondër të pata si vllaun, ku të mirën e të keqën gjithher e kemi diskutu mesvete edhe shkove pa më thon lamtumirë, shkove bash në kohën ku ju dashte më së shumti Familjes, qka të bojsh kjo është jeta, Allahu të deshti për vete bash në këtë dit Bajrami ku nuk patem rastin as të urojm njëri tjetrin. Të Allahut jemi tek ai do të kthehemi, po ti shkove në moshë 44 vjeqar e neve na lë në nji sprov shum të rënd ku koka e vështir ta besosh qe ti mo nuk do të jeshë të qeshim së bashku, vlla të qoft i letë dheu i zi, e Allahu të mëshiroft me lulat e xhenetit e ne shpresojm qe prap të takohemi në nji jetë tjetër në amshim./mediafokus.info/