Në Gjilan mbyllen dy lokale hoteliere për shkak të moszbatimit të masave kundër Covid-19

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë zbatimit të masave të Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve shëndetësore, si pasojë e pandemisë Covid-19, gjatë datës 3 gusht 2020 ka kryer insepktime në të gjitha komunat e rajonit të Gjilanit.

Në disa raste, policia ka asistuar inspektorët sanitarë komunalë dhe në dy raste të veçanta në Gjilan, janë mbyllë dy lokale hoteliere, të cilat janë hasur duke mos i përmbushur masat anti-COVID-19 të kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Policia e Kosovës apelon për respektim me përpikëri të masave të ndërmarra nga qeveria, në të kundërtën do të përballen me konsekuenca ligjore, thuhet në njoftimin e policisë./mediafokus.info/