Në Gjilan nis projekti “Fëmijët shpëtojnë jetë”

Në Gjilan është nënshkruar marrëveshja për implementimin e projektit “Fëmijët shpëtojnë jetë”.

Nënshkrimin e marrëveshjes e ka bërë sot nënkryetari Arbër Ismajli dhe drejtoresha e organizatës Kosovo Resuscitation Society, dr. Rita Demiri.

Me anë të këtij projekti do të aftësohen nxënësit që të jenë të gatshëm të reagojnë në situata emergjente, që mund të jetë edhe pikë kyqe në zvogëlimin e pasojave të rënda.

Target grupe do të jenë nxënësit e klasave të teta, të cilët do të implementojnë teknikat e reanimimit kardio pulmunar dhe ndihmës së parë.

Ndërkaq, përfitues indirekt do të jetë i tërë komuniteti, të cilët në rast nevoje do të kenë reagimin e duhur emergjent nga ana e nxënësve.