Në Gjilan vdiqën 27 qytetarë nga COVID-19 për 5 muaj

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka mbajtur mbledhjen e radhës vlerësuese të gjendjes, pas 12 rasteve të reja pozitive, brenda 24 orëve të fundit.

Brenda pesë muajve, bilanci i përballjes me pandeminë COVID-19 është si vijon: 651 të rezultuar pozitivë në total, 442 të shëruar, 182 raste aktive dhe fatkeqësisht 27 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19.

Në mbledhje u bë e ditur, po ashtu, se 47 pacientë janë të hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, derisa mostra në pritje të rezultateve janë 30, të datave 12 dhe 13 gusht./mediafokus.info/