Në këtë ditë mbahet provimi i Maturës Shtetërore për nxënësit që janë regjistruar jashtë vendit

Provimi i Maturës Shtetërore për nxënësit që janë regjistruar jashtë vendit, do të mbahet më 10 korrik.

Njoftimin e ka shpërndarë drejtori i Arsimit, Nazim Gagica.

Provimi i Maturës Shtetërore për nxënësit që janë regjistruar jashtë vendit do të mbahet në afatin e parë në dt.10 korrik 2020.

Nxënësit duhet paraprakisht të sjellin dëshminë e regjistrimit jashtë vendit.

Provimi i Maturës Shtetërore për nxënësit që janë regjistruar jashtë vendit do të mbahet në Prishtinë, thuhet në vendimin e MASHT, që është publikuar sot./mediafokus.info