Në këtë vend të varfër zbulohet diamanti më i madh në botë

Diamanti më i madh në botë është zbuluar në Lesoto të afrikës. Sipas elspertëve, diamanti mund të arrijë një vlerë deri në 25 milionë dollarë.

Guri i rrallë 442 karat u zbulua nga një punonjës i Gem Diamonds Ltd. në minierën e tij Letšeng në Lesoto, Afrikë.

Gjetja e këtij diamanti të mrekullueshëm, një nga diamantët më të mëdhenj në botë me cilësinë më të lartë, është konfirmim i mëtejshëm i kalibrit të minierës Letseng dhe aftësisë së saj për të prodhuar vazhdimisht diamante të mëdha dhe me cilësi të lartë.

Zbulimi vjen në një kohë të vështirë për industrinë e diamanteve, si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

Përkundër kësaj, Gem Diamonds njoftoi se një pjesë e të ardhurave nga shitja e diamantit do të shkojnë drejt financimit të një projekti të komunitetit me Qeverinë e Lesoto.

Lesoto ndodhen në pjesën jugore të Afrikës dhe kufizoeht nga të gjitha anët nga Republika e Afrikës së Jugut. Ka një sipërfaqe prej 30,355 km² dhe një popullsi prej 2 milionë 267 mijë banorë. Kryeqytet dhe qyteti më i madh është Maseru. Rreth 40% e popullsisë jeton nën nivelin ndërkombëtar të varfërisë, me rreth 1.25 dollar në ditë.