Në Maqedoni, vetëm sot 5 viktima me Covid

Në Maqedoni janë rritur rastet e vdekjes me Covid 19 dhe vetëm sot, sipas televizionit Alsat të Maqedonisë, janë regjistruar pesë të tilla.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 101 raste të reja. Më shumë se gjysma, gjegjësisht 57 janë nga Shkupi, Tetova 19, Kumanova 13 dhe disa qytete të tjera nga një rast.

Ndërkaq, të vdekurit janë Shkupi, Kumanova (2), dhe Shkupi, Gostivari e Struga (nga një), derisa të shëruar janë 22 pacientë./mediafokus.info