Në moshën 77-vjeçe, ka ndërruar jetë mësuesi Jetullah Kadriu

Në moshën 77-vjeçe ka ndërruar jetë mësuesi Jetullah Kadriu, nga fshati Pogragjë, i cili njihet edhe si veprimtar i shquar në aksionin për pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave.

Njoftimin e kanë dhënë familjarët e mësuesit Jetullah:

Me dhimbje te thelle njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se më 03.07.2020 ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare babai ynë, mësuesi Jetullah Kadriu.

Ai ka qenë mësues në shkollën fillore “Liria” të Pogragjës, prej nga vjen, më pas në shkollën “Thimi Mitko” të qytetit.

Gjatë periudhës së pushtimit klasik të Kosovës nga Serbia, mësues Jetullahu ka qenë ndër nismëtaret e parë të pajtimeve të gjaqeve në Anamoravë e më gjerë, bashkë me shokë të mirë, si ishte akademik Mehmet Halimi, mësuesi Reshat Shaqiri, Xhelil Pajaziti, një shok tjetër, shumë punëtor, që quhej Vebi Krasniqi etj.

Varrimi i të ndjerit bëhet me ikindi në fshati Pogragjë./mediafokus.info