Ne rrëzojmë qeveri, në Shqipëri rrëzojnë teatër

Agron Abazi

Patriota, na nuk e luajtëm vendin as nuk na u ndie zëri kur një kompani nga Serbia, vitin që shkoi e dëmtoi Kalanë e Novo Bërdës, kurse sonte në debat televiziv po qaravesheni duke e vlerësu vendimin për rrënimin Teatrit të Tiranës.

E dyta, me folë ka del shpirti, nuk mund ta keni informacionin më të saktë se sa të Adi Krastës (për të cilin kam respekt të veçantë, meqë kam pas fatin ta kem profesor për 3 vite dhe ta njoh nga afër) i cili edhe jeton aty!

Dhe e treta, kur jemi te Teatri, për besë një pjesë e politikanëve tanë në Kosovë, në Teatër vijnë veç për fushata e akademi përkujtimore, por jo edhe për ta përcjellë një shfaqje, sepse nuk kanë interesim hiq hiq fare, madje e injorojnë kinse kanë punë më të mençme se me shiku një shfaqje teatrale!

Prandaj, nuk dallojmë në aspektin politik sepse në kohë pandemie, ne rrëzojmë qeveri e ata rrëzojnë teatër!