Në Shqipëri, ka ujëra ku mund të laheni edhe dimrit

Në Shqipëri ka vende dhe ujëra ku mund të laheni edhe gjatë dimrit. Banjat e hapura të Përmetit konsiderohen nga ekspertët si më të mirat në Europë.

Burimet e ujërave termale të Bënjës, apo siç quhen ndryshe Banjat e Bënjës, gjenden 14 kilometra larg qytetit jugor të Përmetit, raporton njekomb.org

E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë. Temperatura e këtyre ujërave është, 26 deri 32°C.

Katër burime që përdoren për sëmundjet kronike të reumatizmave, një burim për sëmundjet e stomakut dhe një burim për sëmundjet e lëkurës.

Njëri prej burimeve shërben edhe për trajtimin e sëmundjeve të stomakut, ndërsa një tjetër për trajtime të lëkurës.
Trajtime të tjera janë për sëmundjet kronike të remautizmës.

Ujërat me bazë sulfurorë kanë efekte shumë të larta kuruese. Këto burime vizitohen nga shumë njerëz, si gjatë dimrit ashtu edhe verës./mediafokus.ionfo