Në veri dhunohet fjala e lirë, rrahen gazetarët e Blic-it

Para pak minutash u sulmuan gazetarët e Gazetes Blic në veri të Mitrovicës.

Gazeta Blic raportoi se para pak minutash është sulmuar ekipi e saj në veri të Mitrovicës, ku po realizonin një storie për situatën e furnizimit të qytetarëve pas shfaqjes së coronavirusit.

Gazetari Maxhuni është goditur me grusht dhe me shkelmë në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe për momentin është duke marrë tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

Rasti është denoncuar në polici dhe në këto momente ekipi i Gazeta Blic është duke u intervistuar.

Ndaj këtij akti, e para reagoi ish-deputetja Myzejene Selmani, e cila tha se aty ku ndalohet fjala e lirë, nuk ka demokraci.

“Fjala e lirë është fryma e demokracisë. Atëherë, lirisht mund të themi s`ka demokraci kur ndalet fjala e lirë”, ka thënë Selmani në reagimin e saj, duke kërkuar që personat të cilët i sulmuan gazetarët e Blicit të arrestohen dhe dërgohen para drejtësisë./mediafokus.info