Në vitin 2001, Haziri uronte që nëntori tjetër t`i gjejë shqiptarët më të interguar e më të lumtur

Shënimi dhe urimi i 28 nëntorit, ka një histori të gjatë në Kosovë, si pas luftës, ashtu edhe shumë vite më herët. Kryetari Lutfi Haziri i uronte kështu qytetarët e Gjilanit, para 18 vitesh.   

Kosova dhe Gjilani, si pjesë e saj, po e pret edhe një nëntor të madh dhe të rëndësishëm – nëntorin, që popullit tonë i solli për herë të parë në historinë e vetë zgjedhjet e lira nacionale, të cilat ia hapën atij rrugën e gjerë të së ardhmes dhe integrimit në shoqëritë demokratike të botës.

Urojmë që nëntori tjetër ta gjejë popullin shqiptar edhe më të integruar e më të lumtur, – thuhet në përgëzimin e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, për qytetarët e Gjilanit.

Njëherësh, në urimin e kryetarit Haziri njoftoheshin qytetarët e Gjilanit se 28 nëntori do të jetë ditë feste e pushimi për të gjitha ndërmarrjet, organet dhe institucionet e Komunës./Mediafoks/