Nehat Ramadani: Jam i lumtur që e dyfishuam buxhetin për subvencionimin e prodhuesve kosovarë

Zëvëndësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani, ka dhënë lajme të mira për prodhuesit kosovarë, raporton Mediafokus.info.

Në një deklaratë për Mediafokus.info, zëvendësministri Ramadani është shprehur i lumtur që e kanë dyfishuar buxhetin për subvencione, ku nga 27 milionë të planifikuara, tashmë janë 52 milionë ne dispozicion.

“Angazhimet tona për shtimin e përkrahjes për farmerët, vecanërisht në këtë kohë të vështirë, u kurorzuan sot me perkrahje shtesë prej 26 milionë euro, mjete këto të cilat do t’i subvencionojmë prodhuesit tanë edhe në zonat më të thella rurale:, ka thënë Ramadani për Mediafokus.info.

Ai është shprehur i bindur se kjo përkrahje, do t’I zbus pasojat e pandemisë.

“Besojmë që kjo përkrahje e fuqishme do t’i zbus pasojat e pandemisë dhe do teë ringjallim ekonomitë bujqësore dhe me këtë do të konsolidojme prodhimin, rrisim produktivitetin, sigurinë e  ushqimit, qëndrueshmërinë e fermës dhe me këtë nxisim zhvillimin e nismave të reja me impakte te ngritjes sociale dhe fuqizim të metejmë të sektorit të bujqësisë”, ka thënë Ramadani./Mediafokus.info/