Nëna deshi ta mbys fëmijën e saj me kabllo në fyt

Edhe fëmijët ndodhë të përfundojnë viktima të prindërve të tyre, të cilët në rrethana normale janë në gjendje të sakrifikohen për ta deri në flijim.

Një grua 41-vjeçare në Istog e ka rrahur djalin e saj 9-vjeç, duke tentuar edhe ta mbysë me kabllo në fyt.

“E dyshuara dhe viktima janë sjellë në stacion. Ajo është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka deklaruar se me datën 22, rreth orës 18:00 fëmija ishte rrahur me fëmijët e tjerë të lagjes. Ajo e ka pranuar se e ka goditur të birin me kabllo në pjesë të ndryshme të trupit. Fëmija ka shumë shenja në trup dhe në qafë”, i ka thënë Reporterit burimi brenda Policisë së Kosovës.

Prokurori i krimeve të rënda ka marrë vendim që e dyshuara të ndalohet për 48 orë.

Po ashtu bëhet e ditur se është intervistuar edhe dëshmitarja e rastit e cila ka thënë se gruaja ka ushtruar dhunë vazhdimisht ndaj fëmijës.