Nëna që i shërbeu njerëzimit vetëm për një falenderim

Tereza shqiptare është nëna që i shërbeu njëzimit vetëm për një falenderim. Falenderimin ajo e konsideronte shpërblimin më të madh që dikush mund t`i jipte asaj.

Ky është viti i katërt që 5 Shtatori shënohet si Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, e shpallur edhe festë zyrtare. Kujtojmë se vite më parë, Këshilli i Ministrave miratoi një ndryshim në ligjin “Për festat zyrtare” në vend, sipas të cilit data 19 shtator që është Dita e Lumturimit të Nënë Terezës, zëvendësohet me datën 5 shtator, Dita e Shenjtërimit të saj.

5 shtatori është dita e shenjtërimit, ku në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e Nënë Terezës, të shërimit të të sëmurëve pas shuarjes së saj më 1997.

Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989.

Shenjt Tereza, por që në mbarë botën thirret “Nënë Tereza”, një grua me fytyrë të imët, të rrudhur, të plakur, pushtoi imagjinatën e botës me përkushtimin e saj ndaj të varfërve, veçanërisht në qytetin indian të Kalkutës, ku ajo fillimisht themeloi strehimoren e saj të parë për të pritur me mijëra “njerëz të trotuar”.

Shqiptarët bëhen krenar për emrin e Nënë Terezës dhe e kujtojnë atë gjithmonë për veprat e mira që ka bërë.